Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Premtimet që s’u mbajtën nga krerët në Deçan e Junik

Shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe atij të ujësjellësit ka qenë ndër premtimet kryesore të qeverisjes së Rasim Selmanajt me Deçanin.

Por, për kryetarin tashmë deputet në Parlamentin e Kosovës, këto projekte kanë përfunduar, raporton KTV.

Sipas Selmanajt në raportet e GAP-it nuk figurojnë gjysma e projekteve që janë realizuar.

Opozita në këtë qytet thotë që nuk është punuar siç duhet me asnjë projekt.

Por, edhe qytetarët ankohen pikërisht për rrjet të kanalizimit. Edhe qytetarët e Komunës së Junikut, e cila është formuar në fund të vitit 2008, nuk janë të kënaqur me qeverisjen e kryetarit nga radhët e AAK-së, Agron Kuqi.

Nga 24 premtimet, të cilat Kuqi i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, 10 prej tyre nuk kanë filluar ende. Përkundër konfirmimit, kryetari Agron Kuqi nuk është prononcuar për televizionin tonë.

Artikuj të ngjashëm