Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Premtimet e Thaçit për natalitetin në vitin 2014 s’u realizuan kurrë

20 prill 2014, pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme, atëkohë kryeministër në detyrë, Hashim Thaçi kishte vendosur të stimulonte rritjen e natalitetit në Kosovë, raporton KTV.

“Propozim-vendimi im është që çdo çift që bën fëmijë në Kosovë të përfitojë 300 euro ndihmë direkte në kesh, si një ndihmë fillestare për shpenzimet e familjeve kosovare”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu kishte shkruar Thaçi në facebook, duke ia bashkuar këtij premtimi edhe një foto të shkrepur nga fotografi i tij personal.

Këtë propozim të tij e shndërroi si pretimin kryesor të fushatës për t’u harruar si i tillë tash e 3 vjet me radhë. Që nga ajo kohë deri në ditën e parë të 2017-ës, në Kosovë kanë lindur hiq më pak se 77 mijë 724 fëmijë. Dhe po të jetësohej ky premtim i ish-kreut të PDK-së, tashmë presidentit Hashim Thaçi, 23 milionë e 317 mijë e 200 euro do të jepeshin për të mbështetur këto familje.

Premtimet e tilla, sipas Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, janë të destinuara të dështojnë dhe bëhen sa për konsum të fushatës. Premtime për mbështetjen e shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, po përsëriten sërish.