Para objektit të MKRS-së, ka filluar përsëri protesta e punëtorëve të kësaj ministrie e të Bujqësisë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me zhvendosjen e objekteve.
Kujtojmë se brenda vitit të ardhshëm pritet që presidenca të kalojë në hapësirat e objektit ku gjenden Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Kulturës, raporton Koha.net.
Nga Ministria e Administratës Publike thonë se kur të lirohet ndërtesa, ky dikaster do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për meremetimin, i cili konsiderohet se do të zgjasë rreth 12 muaj. E punëtorët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së kanë thënë se nuk e kanë ndërmend që të lëvizin nga objekti.
Sot gjatë ditës, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së nga objekti i tyre pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë.
-
Renovimi i objektit të ri të presidencës do të kushtojë miliona euro, punëtorët e MKRS-së e të Bujqësisë kundër largimit
-
Punëtorët e dy ministrive protestojnë kundër vendosjes së Presidencës në objektin e MKRS-së
-
KMDLNJ akuzon MAP-in se po rrezikon shëndetin e stafit të MKRS-së
-
Punëtorët e MKRS-së prej sot në grevë
-
Punëtorët e MKRS-së nuk e lejojnë bartjen e materialeve, paralajmërojnë bojkot