Deputetë të pozitës e opozitës janë përplasur sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me riatdhesimin e qytetarëve gjatë pandemisë.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas mbledhjes së këtij komisioni ku është diskutuar për procesin e riatdhesimit gjatë pandemisë, ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se i ka ndaluar ambasadorët që t’i ofrojnë Komisionit raporte lidhur me personat që kanë kërkuar të kthehen.
“Ne fillimisht iu kemi drejtuar ambasadorëve me një pyetje të tillë, që të marrim informata të sakta mirëpo pas raportimit të një numri të ambasadorëve është ndalur numri i raportimeve dhe sipas të gjitha gjasave ka pas kërkesë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të mos raportohet”, ka deklaruar Kadrijaj, raporton KOHA.
Ajo ka thënë se as Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj, në këtë ministri nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre për të ardhur në raportim lidhur me këtë.
“Na janë përgjigjur se drejtori nuk do të vije të raportojë edhe pse kërkesa i është dërguar edhe ministrit në detyrë, pas kësaj ne prapë kemi kërkuar që ta kemi një raport të detajuar me shkrim, na e kanë sjell një raport statistikor që nuk përputhet me të dhënat që i ka Ministria e Shëndetësisë”, është shprehur Kadrijaj.
Ajo ka thënë se Komisioni ka vendosur që sërish të ftojnë për raportim Drejtorin e Përgjithshëm.
Ndërkaq Anëtarja e Komisionit nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, pas mbledhjes së Komisionit ka thënë se e deputetët e opozitës kanë qëllim primar dhe të vetëm që të mbulojë punën sipas saj të mirë të qeverisë.
Edhe
Deputetë opozitarë dorëzojnë në Prokurori dosjen e komisionit hetimor për punësimet në MPJD
“Tentojnë të gjejnë zbrazëtira por edhe të ndryshojnë statistikat dhe numrat duke dezinformuar qytetarët për të bërë që të duket që puna e Qeverisë nuk po bëhet ashtu si duhet”, është shprehur Pacolli.
Sipas saj tashmë ditët që Kosova renditet ndër vendet e para që ka menaxhuar si duhet situatën me pandeminë.
Pacolli ka thënë se riatdhesimi është bërë në përputhje me situatën e personave që kanë qenë jashtë. Sipas saj përparësi kanë pasuar personat që kanë shkuar jashtë vendit për qëllime të mjekimit.
-
Akuza e ofendime mes deputetëve mbi hetimet në MPJD, s’arrihet pajtim për listë dëshmitarësh
-
Pushteti e opozita përplasen për listën e dëshmitarëve në Komisionin hetimor për punësimet në MPJD
-
Për mospajtime rreth listës së dëshmitarëve, ngec hetimi parlamentar për MPJD-në
-
AAK-ja pretendon se Komisioni ka bërë shkelje në rekomandimin e disa ambasadorëve, kërkon sqarime