Tri pozitat kyç në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP), nuk janë aprovuar që nga themelimi i saj në vitin 2010.
Për gati 8 vjet, në këtë agjenci pozita e zyrtarit kryesor financiar, zyrtarit certifikues dhe zyrtarit të prokurimit, ushtrohen nga personeli tjetër i Agjencisë, shkruan sot Koha Ditore.
Këto pozita nuk janë aprovuar asnjëherë në projektligjet për buxhetin, ndonëse me Ligjin për menaxhimin e financave publike, ato parashihet t’i ketë çdo organizatë buxhetore.
Lidhur me këtë Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje që nga e hëna e javës së kaluar, ndërkohë që në ASHMDHP kanë thënë se kanë shterur të gjitha mundësitë që kanë pasur për plotësim të këtyre pozitave, por që kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pozitat kyç në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave ushtrohen kundërligjshëm
-
Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së
-
Pula: E rrezikshme mbajtja e pozitave me ushtrues detyre
-
Tahiri: Joligjore mbajtja e pozitave me U.D., të paligjshme mund të shpallen edhe vendimet e tyre
-
CorrWatch: Dhjetëra pozita nëpër ministri e agjenci mbahen jashtëligjshëm me U.D.