Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Pozhegu Brothers” përpiqet për respektimin e sigurisë së bashkëpunëtorëve

Reagimet e ditëve të fundit të opinionit për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë i kemi përcjellur me vëmendje dhe shqetësim. Lajmet për vdekjen e punëtorëve në vendin e punës gjithsesi që janë brengë e madhe për gjithë shoqërinë. Respektimi i rregullave të punës dhe të drejtave të punëtorëvë duhet të jenë themel i secilës kompani që punon në sektorin tonë por edhe në të gjithë sektorët tjerë.

“Pozhegu Brothers”, shumicën e punimeve e kryen përmes kontraktorëve, por mbetet gjithnjë kërkesë e jona themelore ndaj këtyre kontraktorëve respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe siguria e tyre.

Megjithatë krijimi i një ambineti të sigurtë pune involvon shumë akterë, duke nisur nga legjislacioni, inspekcionet, kompanitë ndërtuese, punëkryesit dhe në fund edhe vet punëtorët.

Funksionimi i këtij zingjiri është i pamundur pa bashkëpunimin në mes të këtyre hallkave dhe është i pamundur kur njëri nga këta akterë heziton të kryejë pjesën e obligimit të vet.

Marrja e përgjegjësië për sigurinë e punëtorëve në vend të punës është veprimi i parë që duhet të merret në këtë drejtim dhe neve si kompani punëdhënëse na mbetet obligim që të jemi insistues ndaj kompanive që kontraktojmë që një nga aspektet kryesore të marrëveshjes të jetë respektimi i të drejtave dhe krijimi i kushteve të sigurisë në punë.

Edhe Azemi: Mbi 80 për qind të kompanive s’e respektojnë ligjin për sigurinë në punë Arbëri Azemi: Mbi 80 për qind të kompanive s’e respektojnë ligjin për sigurinë në punë

Ne si kompani zotohemi që kjo ka qenë dhe do të mbetet një nga kërkesat themelore që u kemi bërë dhe do t’ua bëjmë kompanive që kontraktojmë.

( Artikulli i Sponsorizuar nga "Pozhegu Brothers")