Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare - Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar, presidentit të 28-të të SHBA-së, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë.
Wilson u lind me 28 dhjetor 1856, në Staunton të Virginias në SHBA. Ishte një nga presidentët më të mëdhenj të SHBA-së, që udhëhoqi shtetin në periudhën 1913-1921. Ai u angazhua për vendosjen e paqes në botë, për mbrojtjen e të drejtave të popujve të vegjël deri në vetëvendosje. Ishte iniciuesi i themelimit të Ligës së Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Wilson vdiq më 3 shkurt 1924, në Washington D.C.
Për aktivitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për një botë më të mirë dhe më të sigurt, në vitin 1919, u nderua me çmimin Nobel për paqe.
Filatelia e Postës së Kosovës ka thënë se edhe në të ardhmen do të nderojë personalitete të shquara botërore, miq të kombit shqiptar.