Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porti i Durrësit, kryesori për Kosovën

Porti i Durrësit është porti kryesor në Adriatik ku operon biznesi i Kosovës.

Mallrat me destinacion Kosovën apo ato që ky vend eksporton në vendet e tjera zënë rreth 10% të volumit të përgjithshëm të mallrave që janë përpunuar në kalatat e portit të Durrësit. 10 për qind e mallrave që janë përpunuar në Terminalin Lindor dhe në atë të Mallrave Gjenerale në Portin e Durrësit i janë drejtuar Republikës së Kosovës, ose anijet janë ngarkuar me mallra që kanë mbërritur nga Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti në këto dy terminale janë përpunuar afro 608 mijë tonë mallra gjithsej, shkruan sot Koha Ditore.

Bizneset e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre në portin detar të Durrësit përmes lëvizjes së mallrave transit nga ky port duke zënë 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit transit nga/drejt Kosovës.

Melamina, xhamat, çimento, llamarina dhe superfosfati janë mallrat e importit që kanë vijuar udhëtimin me automjete nga Porti i Durrësit drejt tregut të Kosovës. Ndërkohë që anije të specializuara ngarkohen në Portin e Durrësit me mineral zinku që vjen nga “Trepça” në Durrës, për të vijuar drejt porteve të vendeve perëndimore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.