Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porosia e Jakup Krasniqit për Edi Ramën rreth demarkacionit

Foto: Koha / Arkiv

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës është përfshirë në debatin që ka plasur pas deklaratës së Edi Ramës rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

“Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione. Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione. Edhe për shtetin edhe për kufijtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edhe: Vjen reagimi i Edi Ramës ndaj deklaratës së Kurtit për demarkacionin

“I falënderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!”, ka thënë tutje Krasniqi.