‘Deri kur mund të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar’, ishte pyetja që ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, parashtroi në një tryezë debati në Prishtinë, i shqetësuar me emërimet e vazhdueshme politike nëpër bordet e ndërmarrjeve dhe agjencitë shtetërore.
Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.
Tashmë është bërë praktikë që secila parti apo secili koalicion që vjen në pushtet, të emërojë anëtarët e partive politike në bordet e ndërmarrjeve publike. Madje, sipas shoqërisë civile, ndarja e posteve bëhet qysh në kohën e arritjes së marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse.
- Problemi i menaxhimit përmes bordeve dhe këshillave drejtuese
-
Ambasada britanike i bën thirrje Qeverisë në detyrë të mos emërojë borde
-
Mehmeti: Emërimi në pozitat e larta në institucionet publike bëhet me ndërhyrje partiake
-
KDI-ja kërkon nga LDK-ja e AAK-ja “t’i heqin duart” nga bordet politike
-
KDI: Vendosja e figurave të VV-së në borde është në kundërshtim me ligjet e ndërmarrjeve publike