Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Politikani shqiptar u kap me tre kilogramë drogë

Kryesuesi i Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, anëtar i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp është arrestuar në Francë, pasiqë i janë gjetur tre kilogramë heroinë në veturë.

Lidhur me arrestimin e Rediart Cankja-s ka reaguar Partia Kristian Demokrate Flamane (CD & V) në Belgjikë. Kryetari i kësaj partie, Kris Peeters ka thënë se nëse është i saktë lajmi për politikanin shqiptarin, atëherë Cankja nuk do të jetë në listë, raporton kallxo.com.

“Ne kemi 55 kandidatë për Asamble Komunale në Antwerp dhe ka edhe kandidatë nga rrethet e tjera. Ky është numër i madh dhe gjithashtu nuk kemi mundësi të dërgojmë Siguri Shtetërore tek secili prej tyre”, ka thënë Peeters.

Ai më tutje ka theksuar se degët e partive janë përgjegjëse për shqyrtimin e kandidatëve.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë njerëzit në mënyrë korrekte, por këta njerëz gjithashtu duhet të jenë të sinqertë. Më vjen keq për këtë, por për fat të keq kjo mund të ndodhë”, ka shtuar ai.

Arrestimi i shqiptarit, Rediart Cankja u bë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës dhe ky rast përbën një skandal në Belgjikë. Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp pritet të zhvillohen pas një muaji.

Edhe Vetëvendosje: Aktivisti Rediart Cankja shpallet i pafajshëm Arbëri Vetëvendosje: Aktivisti Rediart Cankja shpallet i pafajshëm

Ndërsa zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, tha se janë duke i mbledhur të dhënat.

“Ende nuk e dimë, jemi duke mbledhur të dhëna dhe më vonë do t’ju informojmë”, tha Kurti.