Sarajevë, 17 nëntor - Kandidati Mirsad Peco fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së qytetit të Travnikut, në pjesën qendrore të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan ditën e diel në Bosnjë-Hercegovinë, por në këtë ditë kur edhe fitoi, kandidati Peco vdiq për shkak të Covid-19, transmeton Shqip.
Bakir Izetbegoviq, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën mëngjesin e sotëm.
Peco, i cili u infektua nga COVID-19 dhe ishte në gjendje kritike për disa ditë, vdiq dje në mëngjes. Megjithëse lajmet për vdekjen e Peco u njoftuan më herët, u vërejt se votuesit e Travnikut votuan për atë. Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në të gjitha qytetet përveç Mostarit mbeti rreth 50 për qind.
-
Boshnjakët komentojnë, teksa reformistët fitojnë në zgjedhjet e Bosnjës
-
Rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet në BeH: Komshiqi kryeson, Izetbegoviqi po humb
-
Vdiq kandidati për kryetar të Pejës
-
Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
- Mjedra, respiratorë dhe ikona e vjedhur: një kronikë nga Bosnja