Pavarësisht punës së Ambasadës Britanike për vlerësim korrekt dhe profesional, Qeveria po vazhdon me zgjedhjet e veta.
Fadil Ismaili ishte vlerësuar me 36.6 pikë, vlerësim maksimal ndër katër kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Por, me të kaluar emri i tij në Zyrën e kryeministrit, u largua nga lista. Ismaili thotë se nuk pret që Ambasada Britanike të ketë ndikim më tutje.
Përveç Ismailit, emri i përjashtuar ishte edhe i Përparim Kabashit, i treti për nga vlerësimi me 28.8 pikë, por që nuk ka dashur të prononcohet. Emrat e përzgjedhur për votim në Kuvend, janë Petrit Pepaj me 36.4 pikë, ish-zyrtar i KEDS-it dhe aktualisht anëtar bordi në ZRRE. Dhe me 28.8 pikë Bekim Jakupi, kryesues i bordit të ndërmarrjes komunale “Termokos”, i cili në të kaluarën ishte pjesë e kabinetit për qeverisje të mirë të PDK-së. Ambasada Britanike thotë se përgjegjësia e përzgjedhjes së listës së ngushtë, megjithatë mbetet në kompetencë të Qeverisë dhe Kuvendit.
Në Zyrën e Kryeministrit thonë se i kanë ndjekur procedurat standarde, dhe deri tani nuk kanë pranuar kërkesë për riprocedim.
-
Kryeministria nuk jep sqarime pse u hoqën nga lista dy garues për kryesim të ZRRE-së
-
Qeveria nuk sqaron pse e hoqi nga lista kandidatin me më së shumti pikë për kryesues të Bordit të ZRRE-së
-
Qeveria heq nga lista kandidatin me më së shumti pikë për kryesues të Bordit të ZRRE-së
-
Qeveria heq nga lista kandidatin me më së shumti pikë për kryesues të Bordit të ZRRE-së
-
Kandidatët më të vlerësuar mbeten jashtë propozimit të Qeverisë për Bordin e ZRRE-së