Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Polis”: Kuvendi shkel parimin e përfaqësimit gjinor në KPF

OJQ “Polis” nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimet ndaj Kuvendit Komunal të Shtimes lidhur me disa shkelje ligjore.

Sipas kësaj OJQ-je, seanca e rregullt e KK të Shtimes e mbajtur më 9 mars është zhvilluar me disa veprime procedurale të zhvilluara jo konform rregullativës ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veprimet e tilla kanë prodhuar disa çështje që janë me interes të shpërndahen me publikun e gjerë, me qëllimin më të mirë që ato të mos bëhen praktikë e zakonshme për Kuvendin që tashmë është në fillim të mandatit.

Ndërkaq menjëherë kanë reaguar udhëheqësit e KK-së së Shtimes, duke sqaruar se vendimet në KK janë vendime kolektive, e jo vendime individuale, ndaj gjithëpërfshirja nga 21 këshilltarë që përbejnë 100 për qind në KPF janë përfshirë me përfaqësim të 4 subjekteve në bazë të fuqisë së votës, që përfaqëson 17 këshilltarë apo 81 për qind të këshilltarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm