Edhe nëse duan partitë politike të bëjnë fushatë me numër të madh të të tubuarve, Policia e Kosovës bazuar në Ligjin mbi Pandeminë nuk do ta lejojë këtë. Kështu afërsisht mund të deshifrohet Plani Operativ i Policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale të Gjakovës për monitorimin e fushatës zgjedhore.
"Kosova që nga dje ka hyrë në fazën e fushatës zgjedhore, për këtë arsye Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka përpiluar planin operativ të veprimit lidhur më përcjelljen dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, me theks të veçantë respektimin e vendimit mbi mosgrumbullimin e qytetarëve – simpatizantëve në masa të mëdha jashtë asaj të lejuar, në objekte të mbyllura apo të hapura", thuhet ndër të tjera në Planin Operativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Policia e Kosovës dhe inspektorët, bazuar në Ligjin mbi Pandeminë, janë në veprim 24 orë dhe apelojmë tek qytetarët dhe partitë politike të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, t'i respektojnë vendimet, sepse tolerimi do të jetë zero", ka thënë përgjegjësi i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka bërë me dije për KOHËN se policia është e vendosur në zbatimin e ligjit, edhe përballë partive politike.
Gjurkaj ka tërhequr vëmendjen se partitë janë të obliguara me ligj që t'i paraqesin të gjitha tubimet në polici dhe, sipas tij, ato e kanë bërë këtë dy ditët e fundit.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në fillim të kësaj fushate në rajonin e Gjakovës nuk është evidencuar ndonjë shkelje e ligjit nga partitë politike.