Policia në Shqipëri ka refuzuar lejen e opozitës për të zhvilluar protestën e paralajmëruar më 5 mars para Parlamentit.
Në letërkëmbimin drejtuar selisë blu, policia duke u ndalur tek incidentet e protestave të organizuara nga opozita, ka theksuar se protesta e të enjtes cenon sigurinë e deputetëve gjatë hyrjes në Kuvend, raporton vizioniplus.
Sipas dokumentit të firmosur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, protesta e opozitës krahas cenimit të sigurisë së hyrje daljeve të deputetëve të mazhorancës përbën gjithashtu rrezik për sigurinë kombëtare në vend.
Policia i kërkon opozitës që ta zhvendosë protestën në një zonë tjetër ku nuk cenohet rendi dhe siguria.
Por nga ana tjetër, PD e ka cilësuar vendimin e policisë për moslejimin e protestës si një shkelje të Kushtetutës.
Sipas PD, në asnjë prej protestave të organizuara prej opozitës nuk është dëmtuar asnjë polic.
Edhe
Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar protestë, por pa lejen e policisë
Në letërkëmbimin mes palëve, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet gjithashtu se protesta do të zhvillohet pavarësisht se policia nuk e lejon.
{gallery}