Policia e Kosovës thotë se nuk është në mandatin e saj që të ndalojë udhëtimet e kosovarëve drejt Beogradit.
Kësisoj, zyrtarët policorë për informim kanë demantuar Kompanitë e udhëtimeve që i thanë portalit Koha.net se kanë ndërprerë udhëtimin për në Beograd, me kërkesë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës thotë se veprime të tilla nuk bien në fushëveprim të tyre.
“Policia e Kosovës, ushtron kontrollin kufitar në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar, sigurohet se të gjithë personat, automjet dhe mjetet e transportit i plotësojnë kushtet për qarkullim, për hyrje dhe dalje, nga dhe në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Portali ka kontaktuar sot me dy prej disa kompanive të cilat kanë linja të rregullta për në Beograd, e që në kushte anonimiteti kanë thënë se ndërprerja u bë me urdhër të policisë, megjithatë policia e ka mohuar.
-
Policia urdhëron ndërprerjen e udhëtimeve Prishtinë-Beograd
-
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
-
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes “për tejkalim të kufirit”
-
Serbia i mohon akuzat për ndalimin e autobusëve nga Kosova: Pretendime të pabazuara
-
Policia mohon se është ndaluar nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq