Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, ka bërë të planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e planit policor në katër faza, duke filluar nga;

- Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

- Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

- Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

Edhe Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve Zgjedhjet 2025 Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve

- Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se sipas planifikimeve policore, qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, gjithnjë duke zbatuar edhe (ligjin Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë ‘COVID-19’ në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vendimet e Qeverisë së RKS-së, vendimet dhe qarkoret Ministrisë së Shëndetësisë si dhe rekomandimet e IKSHP-së.

• Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depos Qendrore.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Edhe Plani operativ i Policisë për zgjedhjet lokale, do të zhvillohet në katër faza Zgjedhjet lokale Plani operativ i Policisë për zgjedhjet lokale, do të zhvillohet në katër faza

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Nga Policia e Kosovës është njoftuar se janë marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në procesin zgjedhor, si dhe hartuar një udhëzues për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.