Numri i aksidenteve në Kosovë është ulur në krahasim me vitin e kaluar. Nga 13 mijë e 360 aksidente rrugore deri në Shtator të vitit 2017, këtë vit janë shënuar 11 mijë 776 sosh.
Policia e Kosovës ka thënë se kanë shtuar aktivitetet për ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, raporton KTV.
“Në aspektin e parandalimit, vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit, policia ka ndërmarrë këto masa: Janë implementuar projektet për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik” dhe “Për një vit më të sigurt në trafik”. Është vazhduar me kontaktet, diskutimet, trajnimet dhe ligjëratat e rregullta në institucione shkollore lidhur me sigurinë në trafik. Përveç Urdhrave dhe Planeve Operative, janë ndërmarrë masa shtesë duke krijuar TASK FORCË për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.
Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, Policia e Kosovës ka angazhuar edhe patrullime policore me automjete civile si dhe njësi policore që operojnë me dron”, ka thënë Policia.
Deri në shtator të këtij viti, policia thotë se ka shqiptuar rreth 300 mijë gjoba në trafik.
Edhe
Ulet numri i aksidenteve në Kosovë
Me gjithë masat e ndërmarra, drejtuesit e automjeteve shprehen të pakënaqur me sigurinë në trafik.
Policia e Kosovës po ashtu, thotë se do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore dhe zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik.