Në oborrin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë, në orët e vona të së martës, policia ka zënë pesë të rinj, me substanca narkotike dhe me armë zjarri e thika gjepi.
Këto të dhëna i ka konfirmuar për “Kohën Ditore” komandanti i Stacionit Policor-Qendra, Shkelzen Xhafa, duke thënë se pesë të rinjtë, pastaj janë shoqëruar në Stacionin Policor për t’u marrë në pyetje.
Ne e kemi marrë një informatë se disa persona janë duke bërë sjellje të paligjshme në atë lokacion.
“Pas kontrolleve dhe bastisjes kemi takuar pesë persona të moshës së mitur, tek të cilët janë gjetur marihuanë, armë zjarri dhe thika gjepi”, ka thënë komandanti Xhafa.
Ai ka pohuar se policia është ndihmuar për të marrë këto informata edhe nga qytetarët vullnetmirë.
Edhe
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj
Ndërkaq, burime të gazetës bëjnë të ditur se policia prej kohësh ka përcjellë presona të dyshimtë që po qëndrojnë në atë vend, qoftë si përdorues të drogës apo shpërndarës të saj. Paraprakisht, policia ka bërë bastisjen e tri lokaleve në hapësirën midis dy shkollave, asaj “Elena Gjika” dhe “Sami Frashëri”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë
-
Plagoset një person në Prishtinë