Policia në Komunën e Vitisë ka ndërmarrë një fushatë për identifikimin e gropave të ujit, të cilat shërbejnë për ujitjen e tokave bujqësore, duke kërkuar nga pronarët e tokave që të njëjtat të rrethohen për shkaqe sigurie, shkruan sot Koha Ditore.
Këto gropa janë hapur nga bujqit në mungesë të sistemit të ujitjes dhe me to ata ujisin kulturat bujqësore.
Agim Lipovica, drejtor i Stacionit Policor në Komunën e Vitisë, deklaron se ata kanë identifikuar 8 gropa të ujit dhe kanë kërkuar nga pronarët e tokave që të njëjtat të rrethohen.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.