Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia godet transportin e parregullt të udhëtarëve

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari Planin Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt apo të ndaluar.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilët nuk posedojnë dokumentat e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.

Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).

Artikuj të ngjashëm