Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës triumfon në garën ndërkombëtare të Njësiteve Speciale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka fituar vendin e parë në garat individuale dhe të dytin në ato ekipore, në garën ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit që mbahen në Hungari.

Sipas Policisë, njësia speciale e Kosovës doli ndër më të mirat nga shumë shtete evropiane e nga Azia që marrin pjesë në këtë garë.

“Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policitë tjera, po arrin të triumfojë në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare. Policia e Kosovës në vazhdimësi do t’i kushtojë rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profesionale, duke përfshirë edhe shkathtësitë fizike”, thuhet në një njoftim të policisë.

{gallery}