Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Gjilanit aksion vullnetar për dhurimin e gjakut

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të policisë Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Prishtinë kanë organizuar sot në lokalet e stacionit policor të Gjilanit dhënien vullnetare të gjakut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policët dhe stafi udhëheqës i policisë së Kosovës këtu në Gjilan i janë përgjigj kësaj thirrje me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” ku së paku 17 pjesëtar të policisë kanë dhuruar gjak.

“Ky aksion me karakter humanitar po gjen përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të Policisë së Kosovës këtu në Gjilan dhe stacionet tjera në kuadër të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës –Gjilan”, thuhet në komunikatë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm