Policia e Kosovës rreth tre muaj më parë ka hapur tenderin për “Furnizim me laserë/radarë dore” , e që dyshohet se ia ka përshtatur kompanisë “Sodex Group”.
Kjo pasi gjatë hartimit të specifikave teknike ka cekur produktin me të cilin ka ofertuar kompania në fjalë, e cila ka pronare Zaide Pira, bashkëshortja e biznesmenit Astrit Pira, i cili akuzohej se ka mashtruar Policinë e Kosovës për miliona euro, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, ky tender në vlerë 902 mijë euro është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas ankesës së kompanisë “Botek” me pretendimet për shkelje të Ligjit të prokurimit publik gjatë hartimit të specifikave teknike që kanë të bëjnë me “Camera Sensor – min 3 MP”.
Kjo sipas saj i është përshtatur prodhuesit “Laser Technology”, me të cilin ka ofertuar kompania “Sodex”. Gazeta ka kontaktuar me përfaqësuesin e kompanisë, Luan Avdiu, por ai ka thënë se është i zënë dhe se t’i dërgohen pyetjet në e-mail pasi që nuk është në dijeni lidhur me vendimet e OSHP-së, dhe se ata vetëm se kanë ofertuar për këtë tender. Me gjithë premtimin që do të përgjigjet në pyetjet e gazetës, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Policia për herë të dytë kurdis tender për kompaninë që dyshohet se e mashtroi
-
Sigurimin e veturave policore e ndal “radari” i Gjykatës së Tenderëve
-
OSHP-ja kthen në rivlerësim procesin e anuluar të prokurimit nga ASHNA-ja
-
Dy ankesa pezullojnë tenderin 2-milionësh, dyshime për shkelje ligjore e favorizim
-
Dakaj thotë se OSHP-ja u korruptua nga një kompani: I dha tender me ofertë më të shtrenjtë