Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia, apel qytetarëve që të mos lënë gjësende me vlerë të ekspozuara në veturat e tyre

Fundi i vitit përcillet edhe me festa të shumta, ku nëpër vende publike, sheshe, restorante dhe qendra tregtare, vërehet numër i madhe vizitorësh dhe makina të parkuara.

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit, thotë se jo rrallë ka ndodhur që vozitësit apo edhe pasagjerët tjerë të lënë në makinat e tyre të parkuara çanta apo edhe gjësende tjera me vlerë të cilat lehtë ekspozohen dhe shihen nga dritaret e makinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka ndodhur që pikërisht këto makina të jenë cak i personave keqbërës të cilët i kanë thyer xhamat makinave me qëllim të vjedhjes së çantave apo gjësendeve tjera me vlerë që i shohin brenda makinës”, thotë Policia e një njoftim për media.

Policia e Kosovës thotë t’i ketë shtuar masat e sigurisë me patrullat sektoriale veçanërisht nëpër qendrat e mëdha tregtare por edhe në vendet e tjera ku ka frekuentim të madh në këto ditë të funde vitit.

“Me qëllim që të krijoj ambient të sigurt për të gjithë, apelojmë dhe i thërrasim qytetarët që të jenë të kujdesshëm mos të lënë të ekspozuara mjete që i joshin personat keqbërës dhe mundësisht makinat e tyre t’i parkojnë në vende të dukshme dhe të sigurta”, përfundon apeli i PK-së.