Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva s’gjen zgjidhje për bibliotekën e mbyllur para një viti

Komunarët e Podujevës nuk kanë gjetur zgjidhje për rihapjen e bibliotekës së vetme publike në këtë komunë, prejse e kanë rrënuar objektin e ish-Komitetit. Ata nuk kanë kthyer as përgjigje, edhe pse për këtë është pritur që prej të hënës së javës së kaluar.

Në anën tjetër, zyrtarët opozitarë kanë thënë se qeverisja komunale nuk e ka në prioritet çështjen e arsimit, dijes e kulturës në përgjithësi. Këshilltarja e VV-së, Doruntina Hasani, thotë se lexuesit llapjanë janë privuar nga mundësia që t’iu qasen librave të bibliotekës, shkruan sot Koha Ditore.

“Gjatë punës sonë në Asamble Komunale kemi ngritur problematika të ndryshme, të cilat kërkojnë trajtim të domosdoshëm nga organet përkatëse; problematika që kanë të bëjnë me aktualitetin dhe që prekin drejtpërdrejt qytetarin, duke ndikuar në kualitetin e jetës së tij. Një nga këto probleme që kemi potencuar, diskutuar dhe që kemi insistuar në zgjidhjen e tij, është problemi i bibliotekës së qytetit, e cila është mbyllur dhe nuk funksionon në mungesë lokali”, ka thënë këshilltarja Hasani.

(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)