Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva kërkon shtim të efektivëve policorë

Shqetësuese e kanë konsideruar këshilltarët komunalë mungesën e policëve në Stacionin policor të Podujevës. Duke iu referuar informatës së Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) për 2016, ata kanë thënë se ky stacion policor ka 14 policë më pak sesa do të duhej të kishte. Sipas tyre edhe kjo mund të jetë një prej arsyeve për rastet e shpeshta të vjedhjeve, por edhe të plagosjes së dy nxënësve që ndodhi, më 6 mars të këtij viti gjatë kohës sa po qëndronin në klasë.

Këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, ka thënë se kryetari i komunës, Agim Veliu, duhet të kërkojë nga niveli qendror rritjen e numrit të policëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.