Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Po luante në park, zhduket pa gjurmë fëmija shqiptar në Zvicër

Një fëmijë shqiptar ka humbur një ditë më parë në Zvicër. Mediat vendase kanë identifikuar shqiptarin e humbur, ndërsa kjo ka shkaktuar alarm tek autoritete policore të cilat menjëherë kanë nisur kërkimet.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, fëmija shqiptar me emrin Zenel ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., pranë një sheshi lojërash në Lenzburgerstrasse. Ai u zhduk dje pasdite pa lënë asnjë gjurmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”- tha babai.

Autoritet vijuan ditën e djeshme kërkimet deri vonë edhe me helikopter, por fatkeqësisht nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të 4-vjeçarit shqiptar/dita.