Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Platformë online për dhuruesit e gjakut

Prishtinë, 21 qershor - Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një komunikate për media tha sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rrisë mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për t’iu dhënë përgjigje kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë. Ministria e Shëndetësisë përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u japë zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.

“Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë u jep një zgjidhje moderne. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha ministri Uran Ismaili.

Ai deklaroi kështu sot gjatë lansimit të platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis MSh-së, UNICEF-it përmes “Innovation Lab Kosova” dhe Kolegjit Riinvest.

Ndërsa James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së UNICEF-it, premtoi që do ta vazhdojnë përkrahjen e ideve inovative, në mënyrë që të ndihmojnë zgjidhjen e problemeve. “Jemi shumë të kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt. UNICEF ka punuar gjithmonë që këto ide t’i bëjnë në produkt. Mundësia e zhvillimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, tha ai.

Se ky aplikacion do të jetë ndihmë për Qendrën Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut e tha edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi. “Çdo inovacion sigurisht se është i mirëseardhur për punën tonë për mënyrën se si e kanë dizajnuar”. Zhubi tha se shpreson që ky aplikacion të ndikojë në rritjen e numrit të atyre që dhurojnë gjak në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se gjatë Javës së dhurimit vullnetar të gjakut, që përmbyllet nesër, ka pasur rreth 1000 dhurues vullnetar të gjakut.

Edhe Klinika e Alergologjisë s’pranon të marrë teste donacion, edhe pse i mungojnë tash e dy vjet Arbëri 4 muaj më parë Klinika e Alergologjisë s’pranon të marrë teste donacion, edhe pse i mungojnë tash e dy vjet

“Dhuro Gjak” është një platformë online, e cila ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rrisë numrin e dhuruesve.

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dhurogjak.fidan.blooddonor&hl=en_US