Ndërtimi i një ekipi gjithëpërfshirës, i cili udhëheq bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi, po shihet si i pamundur për shkak të dallimeve pozitë-opozitë, por edhe brenda vetë partnerëve të koalicionit.
Me gjithë vullnetin e shprehur nga partitë për të arritur konsensus në fazën finale të dialogut, çështja kryesore që i ndan ato është roli prijës i presidentit Hashim Thaçi në këtë proces, shkruan sot “Koha Ditore”. Njohës të rrethanave kanë thënë se një Platformë e mirëfilltë do të duhej të nxirrej pas përfundimit të një debati të gjerë politik dhe shoqëror.
Propozimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që komanda e dialogut t’i lihet Thaçit nuk gëzon mbështetje as brenda koalicionit qeverisës. Partneri i tretë për nga fuqia - Nisma Socialdemokrate është deklaruar kundër propozimit të Haradinajt.
Në kabinetin Haradinaj nuk kanë treguar se si, do t’i trajtojnë dallimet brenda koalicionit sa i përket rolit që duhet t’i jepet presidentit. Vetëm kanë thënë se Platforma do të diskutohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, “dhe pastaj do të jetë vendim i Kuvendit se çka do të ndodhë më tutje” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muja: Duket e vështirë që të kemi marrëveshje për president
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në