Ministria, e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë planifikon ndërtimin e shkollave të reja, anekseve e sallave të sportit, në mënyrë që të fillojë mësimi tërëditor në nivelin parauniversitar.
Me gjithë synimin që aplikimi i mësimit tërëditor të nisë në nivel të Kosovës, kjo nuk pritet të ndodhë në të gjitha shkollat ekzistuese. Këtë e ka pranuar vetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një konference ku është prezantuar raporti “Hapësirat e nevojshme shtesë për mësimin tërëditor”, i përgatitur nga Departamenti për Infrastrukturë i MASHT-it, shkruan Koha Ditore.
Raporti është prezantuar të hënën, ku është bërë e ditur se për të realizuar mësimin tërëditor në të gjithë Kosovën nevojiten edhe 142 objekte të reja shkollore, 85 anekse, dhe 218 salla të sportit. Vlera e të gjitha këtyre investimeve do të jetë 371 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.