Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Fushë-Kosovës dhe atë të Graçanicës po synohet t’i përfshijnë në të gjitha shërbimet sociale dhe të edukimit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo planifikohet të arrihet nëpërmjet Planit lokal të veprimit i hartuar me mbështetjen e Agjencisë Çeke të Zhvillimit përmes partnerëve implementues “People in Need” dhe “Balkan Sunflower”. Në këtë Plan janë paraparë 14 aktivitete për shërbimet sociale dhe të shëndetësisë dhe 14 të tjera për edukim.
Objektivi Strategjik për Shërbime Sociale dhe Shëndetësi parasheh përfshirjen dhe mbulimin e plotë me shërbime sociale dhe shëndetësore të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kategorive tjera të margjinalizuara me fokus fëmijët dhe gratë. Si aktivitet i parë është paraparë hartimi/zbatimi i Programit për kushte më të mira higjienike-sanitare për pjesëtaret e këtyre komuniteteve, ku deri tash janë përfshirë 150 familje.
(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
-
Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re për anëtarët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian?
-
Rreth 4 mijë fëmijë romë e ashkalinj jashtë bankave shkollore
- (Një) Masë reformuese kundër diskriminimit
-
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas