Kosovarët që janë pjesëmarrës në konfliktet në Lindjen e Mesme përbëjnë grupin specifik, për të cilin shteti planifikon që, me urgjencë, të zhvillojë një plan të detajshëm riintegrimi.
Parashihet të ofrohet mbështetja në disa fusha, shkruan sot Koha Ditore.
E dhëna është evidentuar në draftin e Strategjisë nacionale për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, që i referohet periudhës 2018-2022.
Brenda pak javësh, këtë dokument Qeveria planifikon ta miratojë. Në të përshkruhen politikat dhe masat që duhen marr dhe ofrohet kornizë institucionale për menaxhimin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.
Po kështu, definohen rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve qendrore dhe lokale në secilën fazë të procesit të riintegrimit në tërësi, si dhe përcaktohen procedurat dhe mekanizmat e bashkërendimit për të trajtuar nevojat dhe për të promovuar të drejtat e personave të riatdhesuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rreth 80 persona nga Kosova besohet se janë ende në Siri
-
QKSS: Institucionet kanë bërë pak për të kthyerit nga Siria
-
Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit
-
“Riintegrimi dhe rehabilitimi i të kthyerve nga Siria, sfidë për institucionet”
-
BE-ja i kërkon Kosovës që t’i raportojë për të kthyerit nga Siria