Policia e Kosovës tashmë ka përgatitur planin operativ me rastin e festave të fundvitit. Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t'i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave, transmeton Koha.net.
Për këtë në profilin e vet të Facebookut ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.
Ai në vazhdim ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia me mesazh për fundvit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve
-
Policia: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike
-
Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve
-
Plani operativ i Policisë për zgjedhjet lokale, do të zhvillohet në katër faza