Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plakja e popullsisë dhe emigracioni godasin edhe Shqipërinë

Ekonomia e vendit vijon të rritet poshtë potencialeve të saj dhe me shumë gjasë ky fenomen do të vijojë edhe në periudhën në vijim.

Banka e Shqipërisë referoi në raportin e fundit për zhvillimet ekonomike të tremujorit të tretë se, plakja e popullsisë, fenomeni i emigracionit dhe rritja e dobët e produktivitetit, do të vazhdojnë të jenë faktorë frenues në përshpejtimin e normave të rritjes potenciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banka thotë se me gjithë tendencën përmirësuese, në terma afatmesëm, norma e rritjes potenciale do të vijojë të mbetet nën nivelin e para vitit 2009.

Në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej. Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike.