Arbëri

Lëndohet edhe një polic i Kosovës në Banjskë

Plagoset edhe një polic i Kosovës në Banjskë

Edhe një polic tjetër është lënduar në Banjskë ka njoftuar Policia përmes komunikatës së fundit. Numri i policëve të lënduar ka shkuar në tre.

“Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në sulmet në Banjskë një polic ka vdekur, tre janë lënduar, njëri prej tyre nga arma e zjarrit. Ndërkaq janë vrarë edhe tre sulmues dhe një është arrestuar. Policia ka njoftuar edhe për arrestimin e katër personave të tjerë të cilët janë kapur në Rudar me radiolidhje.