Gjilan, 23 janar - Zëvendës drejtori i PK-së për Rajonin e Gjilanit, nënkolonel Shaban Azizi, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, major Alban Ramudhi, dhe zëvendëskomandanti kapiten Naser Rrahmani kanë pritur sot komandantin e BRSh të FSK në Gjilan, nënkoloneli Berat Shala. Eprorët e lartë tē PK-së kanë falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e FSK, duke kërkuar edhe më tutje mbështetjen e këtij institucioni.
Duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme te FSK-së, gjatë takimit janë prezantuar rezultatet e punës së PK-së në fushën e sigurisë për vitin që lamë pas si dhe është prezantuar plani dhe objektivat e punës per këtë vit.
Bashkëpunimi PK-FSK në lëmin e sigurisë u vlerësua lart nga të dy institucionet e sigurisë.
Nënkoloneli Berat Shala u zotua se nuk do të mungojë përkrahje në raste të operacioneve ku duhet të përfshihen të dy institucionet.
-
Gjendja e sigurisë publike në Gjilan vlerësohet shumë e mirë
-
MPB i premton mbështetje Gjilanit nga niveli qendror
-
Berisha: FSK të marrë pjesë në misione paqeruajtëse
-
Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në
-
Komandanti i FSK-së takon shefin e mbrojtjes së Gjermanisë, diskutojnë për sigurinë në Kosovë