Tiranë, 19 dhjetor - Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar dje disa ndryshime në vendimin nr.910, datë 22.12.2014 “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar.
Qeveria vendosi ndryshimin e pikës 4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31 dhjetor 2024. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, të jetë me sistem rotacioni çdo 6 (gjashtë) muaj dhe 1 (një) vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).”.
Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi bëhet në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”/ATSH.
-
Shqipëria zgjat deri në 2027-n pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR
-
Zvicra i thotë po rritjes së numrit të ushtarëve në KFOR
-
Gjermania vazhdon mandatin në KFOR
-
Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen
-
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S'ka ndryshime në mision