Veprimtarinë e mjekut e ushtrojnë pa pasur fare licencë të institucioneve të Kosovës, derisa marrin paga nga po këto institucione.
Pjesa më e madhe e personelit shëndetësor nëpër enklavat serbe për vite të tëra vazhdojnë ta sfidojnë sistemim shëndetësor të Kosovës, duke mos pranuar të licencohen dhe të punojnë me ligje të Kosovës, raporton KTV.
Inspektimet e fundit të Inspektoratit Shëndetësor të bërë disa qendrave serbe në Graqanicë, kanë nxjerrë në pah se gjendje e njëjtë qëndron edhe në këtë qytet.
E, njëra prej qendrave, e cila punon jashtë sistemin shëndetësor kosovar, është shtëpia e shëndetit, që gjendet në afërsi të komunës së Graqanicës.
KTV-ja ka kërkuar një qëndrim nga ana e drejtorit të kësaj qendre, por ai nuk ka pranuar të japë sqarime me arsyetimin se është i zënë. Për më tepër, ekipit të KTV-së nuk i është lejuar të xhirojë në këtë qendër.
E, sqarime nuk ka pranuar të japë as drejtori për shëndetësi në komunën e Graqanicës Aleksandër Popoviq, me arsyetimin se gjendet jashtë zyrës.
Anëtarja e komisionit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu, e quan paradoks mënyrën se si këta mjekë paguhen nga Kosova dhe njëkohësisht nga Serbia.
Edhe
Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin
Iniciativa për licencimin e mjekëve serbë kishte nisur vite më parë kur ministër ishte Ferid Agani, i cili kishte thënë se MSH-ja është e vendosur që në tërë territorin e
vendit ta zbatojë Ligjin për shëndetësinë.
Por që edhe sot e kësaj dite pjesa më e madhe e mjekëve serbë, përveç se ushtrojnë veprimtarinë e mjekut ilegalisht ata punojnë me dokumente e regjistra të shtetit serb.
-
Anulohen konkurset në Graçanicë pas protestave kundër “punësimit të personave të afërt” me Listën Serbe
-
Protestë në Graçanicë lidhur me punësimin e personave të afërt me Listën Serbe
-
Komisioni i Ankesave ngatërron rolin e Inspektoratit Shëndetësor me atë Farmaceutik
-
Arrestohen pesë serbë për receta false të barnave në Serbi dhe Kosovë