Speci i kuq i bluar me origjinë nga Kosova ka rezultuar me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, sipas njoftimit të Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është njoftuar nga RASFF se ngarkesa me produktin: ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova e ndaluar në kufirin me Finlandën, pas kryerjes se testeve laboratorike dhe rezultimit pozitiv është ka asgjësuar nga autoriteti kompetent.
“Të dhënat e produktit: Emri i produktit: Spec i kuq i bluar; Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë; Brendi: Besiana; Pesha neto: 200 g; Barkodi: 3900765410212; Data e skadimit: 08.12.2026; Vendi eksportues: Kosovë”, thuhet në njoftim.
Menjëherë pas njoftimit përmes sistemit RASFF, Agjencia e Ushqimit ka thënë se ka niaur veprimet për të ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren.
“Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat, preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve”, thuhet në njoftim.
Edhe
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me pesticide nuk ka hyrë në tregun e Kosovës
Inspektimet tjera thuhet se do të vazhdojnë te prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë.
“Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve. Konsumatorët qe e posedojnë produktit me të dhënat si ne foto, ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes”, thuhet në njoftim.
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me pesticide nuk ka hyrë në tregun e Kosovës
Kompania “Ananas Impex” ka reaguar pas raportimeve lidhur me praninë e pesticideve në një sasi piperi të kuq, duke deklaruar se produkti i përmendur nuk është shpërndarë në tregun e Kosovës dhe nuk paraqet rrezik për konsumatorët.
Në reagimin e saj, kompania theksoi se të gjitha produktet prodhohen, përpunohen dhe tregtohen në përputhje me standardet ligjore dhe kërkesat e sigurisë ushqimore në fuqi.
“Ananas Impex SH.P.K. hedh poshtë pretendimet se produktet e saj të vendosura në tregun e Republikës së Kosovës paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve”, thuhet në deklaratë.
Sipas kompanisë, pas njoftimit të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sistemit RASFF, është realizuar gjurmueshmëria e plotë e lotit të raportuar në bashkëpunim me autoritetet kompetente. Nga verifikimet, sipas kompanisë, është konstatuar se sasia e përmendur nuk gjendet dhe nuk është shpërndarë në tregun e Kosovës.
Kompania shtoi se analizat laboratorike dhe kontrollet shtesë të kryera në produktet dhe lotët përkatës kanë rezultuar në përputhje të plotë me standardet e sigurisë ushqimore, pa prezencë të pesticideve mbi kufijtë e lejuar.
Po ashtu, sipas deklaratës, kontrollet zyrtare të realizuara nga AUV në objektet e kompanisë dhe në terren nuk kanë evidentuar parregullsi apo bazë për ndërmarrjen e masave ndaluese ndaj produkteve të saj.
“Ky sqarim bazohet në procesverbalin zyrtar të lëshuar nga AUV pas inspektimeve, verifikimeve dhe kontrolleve të kryera”, thuhet tutje në reagim.
Kompania ka bërë të ditur se pret që sqarimi përfundimtar zyrtar nga AUV të konfirmojë gjetjet dhe faktet e paraqitura në deklaratë.
-
AUV-ja ndalon importin e mbi 21 mijë kg koncentrat pije, shkak afati i skaduar
-
AUV: Kafja me origjinë nga Kosova që eksportohet edhe jashtë, e sigurt për përdorim
-
Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
-
Ndalohet një automjet në Kamenicë, gjenden 1500 kg speca që dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia