Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon e pikën e kalimit të kufirit në Shishtavec në komunën e Dragashit. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.
-
Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për çështjen e hapjes së kufijve me Shqipërinë
-
Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për çështjen e hapjes së kufijve me Shqipërinë
-
Qytetarët e Kosovës çelin më herët sezonin turistik në Shqipëri
-
Kosova e Maqedonia dinamizojnë punët për hapjen e pikës së re kufitare
-
Synohen lehtësira për banorët në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri