Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pezullohen të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot është vendosur që deputetëve t’u pezullohen të gjitha vizitat jashtë vendit deri më 20 shkurt.

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e parë që prej kthimit nga pushimet. Kjo mbledhje i dha rastin për herë të parë diskutimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pasi deri sot nuk po bëhej kuorumi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albert Krasniqi nga KDI , ka treguar se Kuvendi ka proceduar me dy iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen që të dërgohet në Qeveri, dhe që vizitat e deputetëve jashtë vendit të pezullohen deri më 20 shkurt.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Kuvendi procedon me dy iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

E para, iniciativa ligjore e deputeteve për shfuqizim të ligjit dërgohet për mendim në Qeveri.

E dyta, peticioni i OVL-ve procedohet si iniciative qytetare për shfuqizim të ligjit në Komisionin për Peticione të Kuvendit.

Vendimet e Kryesisë ishin unanime, pra të të gjithë anëtarëve prezent.

Në ndërkohë, Kryesia vendosi që të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit të pezullohen deri me 20 shkurt.