Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pezullohen rreth 70 grada diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme ka pezulluar gradat diplomatike që, në fillim të muajit të shkuar, u janë dhënë një numri të madh të nëpunësve, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë institucion kanë paralajmëruar masa ligjore, nëse konstatohen shkelje në këtë proces gradimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimit i kanë paraprirë dy shkresa të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, e nëpërmjet të cilave kishte kërkuar ndërmarrjen e të tilla masave nga zyrtarët përgjegjës.

Burime të gazetës në ministrinë e drejtuar nga Pacolli, kanë treguar të enjten se rreth 70 persona preken nga këto vendime. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.