Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmon pezullimin e 15 policëve, të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre më 27 prill në Kuvend, bën të ditur Alsat-M.
Raporti i Kontrollit të brendshëm ka konstatuar se 11 policë nga sektori për Punë të Brendshme në Shkup, dhe 4 policë të Njësitit për Intervenim të Shpejtë, edhe pse kanë qenë në Kuvend më 27 prill dhe kanë vërejtur tensionimin e situatës, nuk kanë ndërmarr asnjë hap parandalues. Sipas raportit në fjalë policët kanë neglizhuar hovin e dhunuesve, ndërsa më pas janë vërejtur duke u shëtitur nëpër korridoret e Kuvendit.
MPB ndaj 15 policëve ka ndërmarrë masa disiplinore dhe ka sjell vendim për pezullim të përkohshëm. Lidhur me këtë veprim të dikasterit të Brendshëm kanë reaguar nga Sindikata e policisë të cilët kërkuar qasje më serioze nga ministria e Brendshme pasi që sipas tyre më 27 prill policët e kanë pasur të vështirë të ballafaqohen me turmën. Sipas tyre, mendimet e të gjithë policëve duhet të dëgjohen veç e veç dhe ministri i Brendshëm të mbaj llogari për vendimet e tij ndaj forcave të policisë
-
Në Maqedoni pezullohen 23 drejtues policie për dhunën në Kuvend
-
MPB e Maqedonisë pezullon 5 punonjës për ngjarjet në Kuvend
-
Për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, 22 kallëzime penale
-
Kuvendi nën kontroll të policisë, tetë të arrestuar për dhunë ndaj deputetëve
-
VMRO-DPMNE i jep fund bojkotit të Parlamentit të Maqedonisë