Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petritschi përmend modelin Slloveni – Kroaci për kufijtë Kosovë – Serbi

Foto: Koha / ilustrim

Ish – emisari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch thotë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte ajo për të cilën merren vesh të dy palët, Beogradi e Prishtina.

Ai ka shtuar se apriori nuk duhet hedhur poshtë asnjë propozim.

Sipas asaj që përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, të cilës i ka dhënë intervistë, Petritsch ka shfaqur habinë pse askush nuk sheh probleme në vendosjen e kufijve ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë, ndërsa e konteston modelin e ngjashëm me në rastin e Kosovës, transmeton Koha.net.

"Do të përkujtoja se vendimi i arbitrazhin thotë që disa fshatra kroate në Slloveni të kalojnë në Kroaci. Parimi etnik i kritikuar shumë, këtu ka kaluar pa kritika", ka theksuar Petritsch dhe ka shtuar se nëse për shkaqe praktike ka nevojë për korrigjim kufiri dhe nëse ky korrigjim sjell më shumë siguri e paqe, atëherë këtë edhe duhet bërë.

"Ne nga BE gjithmonë u kemi thënë vendeve të rajonit se duhet vetë të gjejnë zgjidhje për problemet e veta dhe se ne vetëm mund t’iu ndihmojmë në gjetjen e kompromiseve të vështira. Tani është e qartë se është rasti për mundësinë e gjetjen së kompromisit ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka thënë ai.

Edhe Petritsch: Ndryshimi i kufijve është i mundshëm për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë Arbëri Petritsch: Ndryshimi i kufijve është i mundshëm për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

Petritsch ka theksuar se është mirë të krijohet një plan i vogël rajonal për zhvillimin ekonomik, përkatësisht për zonën ekonomike që do të përfshinte rajonet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përkujtuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të ishte hap i madh për Serbinë në drejtim të anëtarësimit në BE, por edhe për Kosovën, sepse të dy palët do të mund t’i përkushtoheshin anëtarësimit në Bashkimin Evropian.