Ish i dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovë Wolfgang Petritsch ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte.
Ai ka vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve, transmeton kp.
"Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të mësuar. Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore. Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme ", ka thënë Petritsch për mediat gjermane.
-
Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
- Aktakuzat ndaj UÇK-së: a është kjo drejtësi?
-
Mustafa del kundër Petritschit e Bildtit
-
Petritsch: Mundësi për BE-në për të rikthyer rolin e udhëheqjes së dialogut
-
Petritsch: Zgjidhja për Kosovën të jetë evropiane, Kurti të mos rrezikojë dialogun