Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se po i merr si kompliment deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se do të donte dikë tjetër në tavolinë të negociatave në Bruksel e jo Petkoviqin.
“Fakti që Besnik Bislimi do të donte dikë tjetër në pozitën time si kryenegociator është vetëm një kompliment dhe konfirmim për mua se pala serbe po lufton me vendosmëri në Bruksel. Mjerë ai të cilin e lavdëron Bislimi”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
То што би @BislimiBesnik волео неког другог на мом месту главног преговарача, само ми је комплимент и потврда да се српска страна одлучно бори у Бриселу. Тешко оном ког Бисљими похвали.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 23, 2022
Поздрав из манастира Св. Аргангели код Призрена! https://t.co/M7SE1JNbh2 pic.twitter.com/1AsaOlaelw