Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar Ambasadorit amerikan në Kosovë për deklaratat e tij se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik, dhe se kufijtë e Kosovës njihen botërisht se ku janë.
“Ne e dimë mirë ku janë kufijtë e Kosovës, ata janë kufij të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, ka shkruar ai.
Hovenier të martën para mediave ka theksuar se nuk vihet në pyetje fakti se Kosova është shtet sovran e se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë si çdo tjetër.
“...SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur. Dhe kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë”, ka thënë ambasadori.
Petkoviq në reagimin e tij tutje ka shtuar se Lista Serbe “është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të njerëzve të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”.
-
Hovenier – Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri, ju jeni parti opozitare e Kosovës së pavarur
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje
-
Sopi: Me moscertifikimin e Listës Serbe janë prekur interesat e SHBA-së
-
Udhëheqësit e Listës Serbe ankohen në Serbi për moscertifikimin në Kosovë
-
Petkoviq i reagon Osmanit: Po konfirmohet se vendimi i KQZ-së ishte politik