Zyrtarët më të lartë shtetërorë i kanë dhënë shtytje organizimit të peticionit të shoqatave të dala nga lufta, nëpërmjet të cilit synohet t’i ndryshohet mandati Gjykatës Speciale, kanë thënë të premten burime të “Kohës Ditore”. Në funksion të kësaj, lobingjet kanë nisur edhe në Shtetet e Bashkuara.
Një deputet i subjekteve në koalicion ka folur shkurt në kushte anonimiteti, kur është pyetur nëse, para se të nisin peticionin, organizatat e dala nga lufta kanë marrë sinjale mbështetëse prej krerëve shtetërorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo sinjale, por detyrë”, ka thënë ai.
Një burim tjetër, ndërkaq, ka bërë me gisht tek iniciuesit e vërtetë të peticionit.
“Është i cytur nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ka më shumë se tre muaj që ka nisur të shihet mundësia për ta bllokuar këtë gjykatë.
Fillimisht kanë dashur ta provokojnë Vetëvendosjen, që ajo ta iniciojë rrëzimin e gjykatës. Tash po shkojnë me këtë variantin, me shoqatat”, ka thënë ky burim.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)